Google ADS

Kërcënohet me vrasje një familje në Podujevë “nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën”

08:58 | 7 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një person është kanosur bashkë me familjen e tij nga një i dyshuar, që nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën do të vritet.

Rasti ka ndodhur në Podujevë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme