Google ADS

Kërcënohet me jetë gazetari Musa Mustafa

00:00 | 12 Prill 2017
Trina Galanxhi

Gazetari mitrovicas Musa Mustafa është kërcënuar sonte me jetë, përmes një sms-i të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i IPKO-s.

Musa Mustafa, i cili është drejtues i portalit ‘Infojeta.net’, ka treguar se rastin e ka paraqitur edhe në polici, pasi që atij përmes sms-it i është kërcënuar edhe familja, mesazh të cilin e prezanton portali Veriu.info.

Siç shihet edhe në foto, nuk nga i cili ka ardhur kërcënimi është ‘049294383″.

“Sot në mbrëmje kam marrë një kërcënim përmes një sms-i në telefon, se do të vritem dhe se do të ma zhdukun edhe familjen. Në këtë kërcënim më tutje thuhet se do të më zhdukin edhe ‘farën’ shqiptare, nëse shkruaj më kundër serbëve. Sms-i është dërguar në gjuhen serbe nga një numër i IPKO-së, qe sipas policisë tani më nuk është i qasshëm në rrjet.

Rastin e kam paraqitur ne Stacionin e Policisë në jug të Mitrovicës, ndërsa për këtë kërcënim është njoftuar edhe Prokurori.

Mendoj se kërcënimi ka të bëjë me një seri shkrimesh që i kam bërë në gazetën online Infojeta, e që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës, funksionimin e grupeve te strukturave ruse si ushtria kozake, grupeve çetnike, si dhe shkrimeve që tregojnë se si funksionon krimi i organizuar nën udhëheqjen e Zvonko Veselinoviqit, Millan Radonjqiqit e Zoran Millojeviqit, i njohur me nofkën ‘Zela’”, ka shkrua gazetari Musa Mustafa në Facebook.

Kujtojmë, se Musa Mustafa ka punuar rreth 18 vite në Koha Ditore si korrespodent nga Mitrovica, përderisa ka 23 vite që merret me gazetari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme