Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në fshatin Dyz është kërcënuar një komisionere nga kjo parti, pasi ka tentuar që militiantëve t’ua pamundësojë votimin pa dokumente identifikuese.
Lëvizja njofton se tashmë e kanë proceduar rastin në Prokurori, nga ku presim penalizmin e subjekteve të përfshira në keqpërdorim të votës dhe në kërcënimin e bërë ndaj komisionerëve të Lëvizjes.
Ja njoftimi i plotë:
Tash kur ka mbetur pak kohë deri në mbyllje të votimeve dhe kur rritja e Lëvizjes duket të jetë e madhe, presioni i militantëve të dy koalicioneve përmes kërcënimeve ndaj komisionerëve dhe vëzhguesve të Lëvizjes po rritet. Në vendvotimin 1836/01R, në fshatin Dyz, komisionerja e Lëvizjes është kërcënuar, pasi që ka bërë përpjekje për t’ua pamundësuar militantëve nga të dy krahët votimin pa dokumente identifikuese. Përkundër kësaj, me ndihmën e kryesuesit të vendvotimit u është mundësuar që të votojnë pa dokumente identifikuese.
Lëvizja ka proceduar rastin në Prokurori, nga ku presim penalizmin e subjekteve të përfshira në keqpërdorim të votës dhe në kërcënimin e bërë ndaj komisionerëve të Lëvizjes.
Vrasja në Shkodër, i riu pranon autorësinë: Më ndau motrën, ...
Kurti: Infrastruktura kulturore, rinore e sportive nuk është...
Zjarre masive në SHBA/ Shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të b...
Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forc...
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...