Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se është kërcënuar, siç thotë ajo nga “militantët e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Musliu thotë se kërcënime ka pranuar pas debatit që ka pasur me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Të dashur miq dhe të gjithë ju që jeni shqetësuar e kujdesur për sigurinë time. Duke ju falënderuar të gjithëve për kujdesin, dhe ne pamundësi për të ju kthyer përgjigje secilit veç e veç, ju konfirmoj se, pas seancës parlamentare ku po diskutohej për 100 ditshin e Qeverisë dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marrë shumë kërcënime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri të prerja e kokës me sakicë”, ka njoftuar Musliu.
Postim i saj i plotë:
Të dashur miq dhe të gjithe ju qe jeni shqetesuar e kujdesur për sigurine time,
Duke ju falenderuar të gjitheve për kujdesin, dhe ne pamundesi per te ju kthyer pergjigjeje secilit veq e veq, ju konfirmoj se, pas seances parlamentare ku po diskutohej për 100 diteshin e qeverise dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marre shume kercenime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokes me sakice.
Rastet i kam denoncuar në Polici me qe, pavarsisht a jemi ne pushtet apo ne opozite, une besoj fort ne institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e organeve te sigurise.
Tashme me eshte konfirmuar se nje person është intervistuar dhe është derguar në mbajtje për 48 ore. Po ashtu me jane rekomanduar disa masa te cilat une do ti perfille me perpikmeri.
Te dashur miq dhe ne veqanti ju Votues të mi qe ma konfirmuat 5 here rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që me frikëson. Asnje kercenim nuk do te me ndale te mbroje integritetin tuaj, timin, te familjes sime, Partise Demokratike dhe te Shtetit tim Kosovës.
Askush dhe asgje s’mund të me ndale nga perfaqesimi i besimit tuaj!
Ata që pëmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe te sigurise. /arbresh.info/
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...