Google ADS

Kërcënohet Ardian Gjini, arrestohet një person

10:22 | 16 Mars 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes ka marrë një telefonatë nga Kuvendi Komunal ku është njoftuar se është kanosur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nga një person.

Policia thotë se ka vepruar dhe i është përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e Stacionit policor, pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orësh, shkruan arbresh.info

Rr. UÇK-së, Gjakovë 15.03.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, në objektin e komunës ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme