Kërcënohet ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell (Foto)

19:22 | 3 Mars 2016
Arbresh.info

Dje ambasadori britanik kishte vizituar Manastirin e Deçanit ku në rrjetin social kishte postuar një foto me Igumenin Sava Janjiç.

Foto shoqërohet me komentin e ambasadorit: “Gjithmonë e mirë për të takuar me shokët e vjetër.”

Ruairi O'Connell
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e qytetarëve.

Sipas burimeve të portalit Arbresh.info ambasadori Ruairi O’Connell për këtë gjë është kërcënuar. Ky kërcenim të njëjtit i ka ardhur nëpërmjet rrjetit social Facebook: “Duhet të ktheheni në arkivol në Angli” është shprehur kërcënuesi.

Po ashtu sipas burimeve të Arbresh.info ambasadori O’Connell ka paraqitur rastin në policinë e Kosovës si kanosje dhe tani këta të fundit janë duke u marrë me rastin.

Portali Arbresh.info ka provuar ta kontaktoi ambasadën e Anglisë në Kosovë por një gjë e tillë ka qenë e pamundur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme