Majorët policorë Nenad Simiq, Ivan Aksentijeviq, Sasha Millutinoviq dhe Sreçko Banoviq, të caktuar nga Prishtina në pozitat udhëheqëse të policisë në veri, dhe të cilët është dashur të fillojnë punën e tyre në pozitat e reja që nga dita e hënë, nuk janë paraqitur në punë fare gjatë dy ditëve të kaluara.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se majorët e lartpërmendur janë kërcënuar me jetë gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, nëse fillojnë punën në pozitat në të cilat janë caktuar nga MPB-ja e Kosovës. “Eprorët në fjalë që është dashur nga dje të fillojnë punën në pozitat udhëheqëse, përkatësisht në sektorët e hetimeve, administratës, forenzikës dhe NJRSH-së në Drejtorinë e policisë së veriut, kanë marrë mesazhe kërcënuese përmes telefonit nga një numër anonim, që dyshohet të jenë dërguar nga pjesëtarë të fuqishëm të nëntokës në veri. Atyre u është thënë se do të likuidohen nëse pranojnë pozitat e reja të caktuara nga Prishtina”, kanë thënë burimet. Mësohet se eprorët në fjalë as sot gjatë kohës kur po raportojmë nuk janë lajmëruar në punë.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë gjatë ditës së djeshme me përgjegjësit e policisë në veri për të marr një prononcim në lidhje me çështjen, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Ndërkaq, i kontaktuar përmes telefonit, zëdhënësi i policisë në Drejtorinë e përgjithshme në Prishtinë Baki Kelani, ka konfirmuar se është në dijeni për mos paraqitjen e eprorëve të rinj policorë në punë, por ka sugjeruar që pyetjet t’i dërgohen në adresë zyrtare përmes postës elektronike. Megjithatë, ai nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Ndryshe,
Agjencia e Lajmeve KosovaPress pati raportuar ditë më parë se udhëheqësit në policinë e Kosovës për rajonin e veriut të cilët nuk kanë pasur gradat përkatëse për punën që kanë kryer, janë zëvendësuar me urdhër të MPB-së së Kosovës me njerëz të kualifikuar, të cilët është dashur të fillojnë punën që nga dita e hënë.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, sektorin e hetimeve rajonale me të cilin deri tani ka udhëhequr Millan Ristoviq, do ta marr majori Nenad Simiq.
Me të njëjtën gradë, në pozitën e shefit të administratës rajonale të veriut në policinë e Kosovës, të cilën e ka udhëhequr deri tani Dragan Kovaçeviq, do të vie majori Ivan Aksentijeviq. Në vend të Veselin Kadiq, me njësitin e forenzikës do të udhëheqë majori Sasha Millutinoviq, ndërsa shef i ri i NJRSH-së në veri tani e tutje është caktuar Sreçko Banoviq, në vend të Uglesha Jarediq, i cili ka udhëhequr deri tani me këtë njësit. /
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...