Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon ashpër kërcënimet e bëra përmes rrjeteve sociale ndaj prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, njëkohësisht Zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, të cilat vijnë si rrjedhojë i punës së tij zyrtare që ndërlidhen me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e plantacioneve me bimë narkotike, të zbuluara kohëve të fundit.
Përmes një komunikate për media nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësim të thellë dhe solidaritet të plotë me Prokurorin Qavolli dhe të gjithë prokurorët që përballen me sfida të tilla në ushtrimin e detyrave të tyre, shkruan Arbresh.info.
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka inkurajuar hetuesit policor së bashku me prokurorin e rastit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së prokurorit, si dhe për të ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme.
Komunikata e plotë:
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me ashpërsi çdo formë kërcënimi apo presioni ndaj prokurorëve që janë në vijën e parë të mbrojtjes së ligjit dhe drejtësisë. Në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj Prokurorit Ersan Qavolli, pas sekuestrimit të mbi 1 ton lëndë narkotike në Pejë, Shoqata jonë shpreh shqetësim të thellë dhe solidaritet të plotë me Prokurorin Qavolli dhe të gjithë kolegët që përballen me sfida të tilla në ushtrimin e detyrave të tyre.
Prokurorët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për të zbatuar ligjin paanshmërisht dhe pa frikë nga kërcënimet, ndërsa këto akte të papranueshme nuk do të cenojnë përkushtimin tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës inkurajojmë hetuesit policor së bashku me prokurorin e rastit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së prokurorit, si dhe për të ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme.
Shoqata e Prokurorëve do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm çdo prokuror që ndodhet përballë presioneve dhe kërcënimeve gjatë kryerjes së detyrës, dhe njëkohësisht do të insistojë që drejtësia të mbizotërojë në çdo rast, pavarësisht rrethanave./Arbresh.info
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së
Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”
Izraeli: Mbi 100 kamionë me ndihma humanitare hynë në veri t...
Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut...
“Mos na prek bukën tonë”, punëtorët e KMR “pastrimi” protest...
Kurti në Bruksel: Kërkova llogaridhënie për kërcënimet e vaz...