“Kërcënimi më i madh Kosovës i vjen nga Hashim Thaçi”

18:41 | 29 Mars 2018
M. A.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm.

Ai ka shprehur bindjen se “sot kërcënimi më i madh që i vjen Kosovës, i vjen nga Presidenti i saj Hashim Thaçi”.

“Ngjarjet e para disa ditëve në veri dhe kidnapimi e më pas deportimi i sotshëm i shtetasve turq pa respektuar ligjet dhe konventat ndërkombëtare mbi ekstradimin, dëshmojnë që Kosova po e ndryshon drejtimin perëndimor të saj”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, “duhet mobilizim politik e shoqërorë për ta ndal këtë theqafje të Republikës”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme