Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën e Gjakovës ndaj të pandehurit Besnik Thaqi nga Xërxa e Rahovecit, i akuzuar për veprën penale të kanosjes.
Shkak i mosmbajtjes së kësaj seance ishte se njëri nga dëshmitarët në publik dhe i akuzuari filluan me kërcënime ndaj palëve.
Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Beqir Zeneli filloi një fjalosje mes tij dhe Enis Thaqit, i cili ishte në publik dhe i cili kishte qenë dëshmitar në këtë çështje.
Thaqi iu drejtua dëshmitarit Beqir Zeneli me fjalë fyese e kërcënime se “keni me pasë punë me mua për këtë punë”. Po ashtu, i njëjti iu drejtua gjyqtarit të çështjes, duke i thënë se: ”Dënomëni me burg! Ju duhet të bëni drejtësi e kjo nuk është drejtësi. Por, mos harroni se keni familje, grua dhe fëmijë!”.
Fjalosjes iu bashkëngjit edhe i akuzuari Besnik Thaqi, i cili ndaj dëshmitarit Beqir Zeneli përdori fjalë fyese.
Meqenëse vazhdimi i gjykimit ishte i pamundur, me kërkesën e gjyqtarit përmes sigurimit të Gjykatës që të dy u larguan nga salla, raporton Kallxo.com.
Prokurori Bajram Kryeziu propozoi që për seancën e ardhshme në sallë të gjykimit të jetë prezent edhe Policia.
Gjyqtari Mentor Bajraktari konstatoi se seanca do të shtyhet, sepse prokurori do të urdhërojë që të akuzuarin Besnik dhe dëshmitarin Enis t’i intervistojë Policia për veprën penale të kanosjes.
Sipas aktakuzës, më 28 qershor 2016, në zyrat e Inspektoratit komunal në Gjakovë, i pandehuri kanos seriozisht të dëmtuarin Afrim Kuqi nga Deçani, ashtu që pasi shkon në zyrën e tij i drejtohet me fjalët “mos më fut në burg” “hiqe gjobën ose të hedh për dritare”, duke i shkaktuar frikë dhe ankth të dëmtuarit.
E gjithë kjo kishte ndodhur pasi që ankuesi me kërkesën e Policisë në detyrën zyrtare të tij si inspektor, kishte shkuar tek i pandehuri dhe pasi ka vërejtur parregullsi e kishte sanksionuar me gjobë prej 3.600euro, thuhet në aktakuzë.
Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të kanosjes.
I akuzuari në deklaratën e tij në Prokurori, kishte thënë se pas shqiptimit të gjobës nga inspektori i punës Afrim Kuqi, kam shkuar në zyrën e tij duke iu drejtuar me fjalët “çfarë veprimi keni bërë ju, a jeni normal dhe si shqiptohet kjo gjobë” dhe më pas ia kishte hedhur tiketën duke i thënë: “këtë tiketë nuk ta paguaj kurrë”./Kallxo/
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...