Google ADS

Kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës

16:56 | 19 Prill 2023
E.H

Përsëri kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, tha Gara.

Ndërkohë, kërcënim të njëjtë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se kërcënimi ishte i rremë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme