Një kërcënim me jetë për ata që do të dalin nesër në të ashtuquajturën “Parada e Krenarisë”, ka shkuar përmes mediave.
Një email që duket se është hapur enkas për të përçuar këtë porosi “against.homo”, ka shkruar një të ashtuquajtur paralajmërim – “Në emër të moralit, vriti të pamoralshmit”. Janë nënshkruar në fund si “qytetarë të revoltuar”.
“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën këtij vendi, se me datën 10 Tetor 2017, për shkak të paradës së të degjeneruarve të shoqërisë, iu paralajmërojmë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg këtij marshi, ose përndryshe do t’u përcjellë i njëjti fat sikur atyre se çfarë do të vie atë ditë! Përgatitjet janë bërë dhe njëherë e përgjithmonë do të shuhen këto ndyrësira të shoqërisë”, thuhet në këtë email që ka shkuar në adresë të mediave kosovare.
Koha.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me këtë kërcënim. Zyrtarët policorë kanë ripërsëritur qëndrimin zyrtar të institucionit për garantimin e sigurisë të bërë publik sot gjatë ditës.
“Ndërlidhur me këtë, sa për njoftimin tuaj, në Kosovë njihet e drejta e orientimit seksual si dhe e drejta e lirisë së shprehjes, përderisa nuk cenohet tjetri në formë të shkeljes së të drejtës apo lirisë së garantuar me kushtetutë. Policia merr në konsideratë gjithçka që mund të ndërlidhet me ndonjë situatë të caktuar dhe veçmas kur ka organizime ngjarjesh dhe manifestime të çfarëdo lloji. Vlerësuar rrethanat që karakterizojnë këtë manifestim, policia ka hartuar planin e saj operativ në të cilin ka bashkërenduar dhe ka inkorporuar të gjitha veprimet operative që do të ndërmerren me qëllim të monitorimit dhe sigurimit të mbarëvajtjes së kësaj ngjarjeje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës. “Për më shumë Policia e Kosovës është e përkushtuar që të sigurojë me rigorozitet të gjitha organizimet e lejuara, si dhe të parandalojë çdo veprim nga kushdo qoftë i cili do të kishte tendenca të mohimit të lirive dhe të drejtave të individit”, thuhet më tej aty.
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...