Kërçeli: Arkitekti i kryeqytetit i merr 12 mijë euro në ditë, as nuk e njohim kush është

23:13 | 12 Shkurt 2024
E.G

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufcës, tha se arkitekti i kryeqytetit paguhet 12 mijë euro në ditë, ndërsa nuk njihet se kush është ai.

“Suficiti që i ka ndodhur kësaj qeverisje është 50 milionë euro. Arkitekti i qytetit është 12 milionë euro, për tri vite është 4 milionë euro në vit, 400 mijë euro në muaj apo 12 mijë euro në ditë. Qytetarëve të Prishtinës është duke ju faturu 12 mijë euro në ditë për arkitektin e qytetit, për të cilin ne as nuk e njohim ne që jemi aktiv, e lëre më qytetarët e Prishtinës”, tha ai.

“Biçikleta 2 mijë e 700 euro – biçikleta klasike, tulltorja e qytetit 2 milionë euro ku 60 për qind e buxhetit është veç për projektim. Stacioni i autobusëve 780 mijë metra katror që do të ndërtohen në stacionin e autobusëve. Kulmi i Prishtinës në të cilin ndodhi një aksident – 380 mijë euro tender, 117 mijë euro janë paguar deri tash, për çka – për një vajzë e re të përfundojë në koma në intensivë, kjo është qeverisja e Përparim Ramës”, shtoi Kërçeli në emisionin Rubikon.

Të ngjashme