Në kohën kur shëndeti është një prioritet jetik për shumë prej nesh, është thelbësore të jemi të vetëdijshëm për ndikimin që ushqimi ka në mirëqenien tonë.
Megjithëse ushqimet e shëndetshme mund të jenë një mbështetje e madhe për trupin tonë, disa prej tyre mund të forcojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda në vend të mirëqenies. Disa prej ushqimeve kanë lidhje direkte me sëmundje të rrezikshme si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje edhe kanceri.
Nutricionistja Egzona Isufi, në një intervistë për Arbresh.info, ka renditur disa nga ushqimet të cilat duhet t’i marrim me qëllim të shmangies së infeksioneve që pasojnë sëmundjet e ndryshme të rrezikshme, ndër to dhe sëmundja e osteoporozës.
“Të gjitha ushqimet që ne i përdorim në përditshmërinë tonë, kanë një ndikim në shfaqjen e rrezikut apo edhe në uljen e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme në organizëm, ne mundemi me thënë që ne jemi çfarë ne hamë, shumë sëmundje paraqiten si shkak i konsumimit të ushqimit që ne i konsumojmë, i kemi sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit D, po ashtu dhe deri tek kanceri, në qoftes ne konsumojmë ushqimet që janë të shëndetshme, ajo do të pasqyrohet edhe në shëndetin tonë të përgjithshëm, konsumimi i ushqimeve të cilat kanë shumë kalori, nëse ne marrim më shumë kalori se sa që na nevojitet brenda ditës, në këtë rast ne do të rrezikohemi nga obeziteti apo mbipesha”, tha Isufi.
Në kërkim për të parandaluar këto sëmundje dhe për të mbajtur zemrën tonë dhe sistemin kardiovaskular në gjendje të shëndetshme, Isufi flet rreth lidhjes së ushqimit dhe shëndetit kardiovaskular.
“Ushqimet të cilat ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare janë ushqime të përpunuara apo mishi i përpunuar apo përshutat e ndryshme, të cilat mund të përmbajnë edhe produkte të cilat janë si shtesë, dhe në këtë rast këto ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, nëse ne konsumojmë yndyra të ngopura apo yndyrat trans për shembull është margarina, atëherë në do të kemi rrezik për shfaqjen e yndyrës, ngushtim të arterieve, ndikojnë edhe ushqimet të cilat përmbajnë shumë sheqer siç janë pijet e gazuara, ëmbëlsirat apo dhe shtesat tjera të cilat ne i marrim, kanë një ndikim të madh në shfaqjen e sëmundjen të diabetit që pastaj ndikon në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse të gjitha sëmundjet janë të lidhura njëra me tjetrën”, tha ajo.
Nutricionistja flet për aspektet më të rëndësishme të kujdesit për shëndetin e kockave, i cili është konsumimi i një diete të pasur me kalcium, e moskujdesi ndaj ushqimit, mund të qoj në sëmundjen e osteoporozës.
“Sëmundja e osteoporozës është edhe ndryshe sëmundja e kockave, ku zakonisht është për të parandaluar osteoporozën, është e rëndësishme që së pari të kemi një aktivitet fizik, mandej është dhe pjesa e ushqimit e cila ka një rëndësi shumë të madhe në parandalimin e osteoporozës, zakonisht duhet të marrim ushqime të cilat janë të pasura me kalcium, ushqimet e bylmetit, apo perime të ndryshme, ushqimet e pasura me magnez, ç janë farat apo arroret të ndryshme, ushqimet të cilat përmbajnë vitaminën D, peshqit yndyrorë apo produktet e detit”, shton ajo.
Tutje, Isufi flet rreth përzgjedhjes së ushqimit që ndikon në shëndetin tonë, si një ndër faktorët kryesor është edhe higjiena personale.
“Ajo që është e rëndësishme është që të bëhet përzgjedhja e ushqimeve, marrja e produkteve të detit nëpër vende të sigurta, këto produkte ne duhet ti marrim të freskëta, kur bëhet përzgjedhja e duhur e produktit ushqimor, mandej edhe përgatitja e tij bëhet mënyra e duhur, në këtë rast ka rëndësi shumë të madhe edhe higjiena personale, pastrimi i sipërfaqeve, dhe pastrimi i pajisjeve të cilat në i përgatitim ushqimin, mandej dhe gatimin në temperatura të caktuara për produktin e caktuar, nëse ne marrim ushqimet të cilat i kanë këto infeksione, do të shfaqen dhe disa simptome të lehta gastrointestinale”, tregoi Isufi.
Ndër të tjerat, nutricionistja flet rreth përgatitjes së ushqimit cilësor në shtëpi, dhe jep disa këshilla se si të shmangim infeksionet dhe viruset gjatë përgatitjes së tij.
“Gjëja kryesore është përzgjedhja e produkteve ushqimore, nëse ne i marrim produktet e freskëta, dhe i marrim produktet në të cilat janë ruajtur në mënyrë të duhur në temperaturë të duhur, do ta kemi shumë të lehtë parandalimin e shfaqjeve të infeksioneve, zgjedhja e produkteve të mira është gjëja e parë që ne duhet të bëjmë, higjiena personale ka një rëndësi shumë të madhe, higjiena e duarve, higjiena e vetë personit i cili gatuan, higjiena e pajisjeve që ne i përdorim gjatë gatimit ka një rëndësi shumë të madhe, pasi mund të barten nga një pajisje deri tek ushqimi, dhe pastaj mund të kalojnë dhe tek organizmi i njeriut”
Ndryshe, përfshirja e një gamë të gjerë të frutave, perimeve, proteinave të pasura me yndyra dhe acide të nevojshme për trupin tonë, është një strategji e domosdoshme për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të rënda.
Herë pas here, dietat e shëndetshme dhe të ushqyerit e shëndetshëm, janë një nder hapat më të rëndësishëm drejt mirëqenies dhe jetëgjatësisë sonë./Arbresh.info/Rita Jakupi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...