Google ADS

Keqtrajtohet një grua në Lipjan nga bashkëshorti

08:59 | 22 Prill 2021
M. A.

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një i dyshuar që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në  lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE Lipjan 21.04.2021 – 18:08.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në  lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme