Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve B.T. dhe I.V., në drejtim të veprave penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas KPRK-së.
Prokuroria ka bërë të ditur se sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë përdorur pa autorizim kartela bankare të llojit Master Card të një sistemi bankar ndërkombëtar, ashtu që kanë realizuar blerje online tek një biznes i Kosovës, duke iu shkaktuar dëm mbajtësve të këtyre kartelave.
“Të pandehurit, me dashje dhe me qëllim të shfrytëzimit pa autorizim ligjor të të dhënave të kartelave bankare të llojit Master Card, përmes aplikacionit “Telegram”, kanë siguruar të dhënat në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas të njëjtat i kanë shfrytëzuar për të bërë blerje online nëpër biznese të ndryshme”, ka njoftuar Prokuroria Themelore.
Të pandehurit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalim të Prokurorit të Shtetit, më 18 korrik 2024./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?