Ishin në orar të detyrës zyrtare duke vëzhguar pikat kufitare në veri të vendit. Por katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu” janë suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektoratit Policor gjegjësisht Departamentit të Hetimeve.
“Dyshimet nga IPK-ja janë se të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare përderisa nga hetuesit pritet të marrin akoma veprime hetimore “, ka thënë Arber Beka, zëdhënës i IPK-së.
RTK ka mësuar nga burimet brenda Inspektoratit, se zyrtarët policorë, gjatë detyrës zyrtare kishin lëshuar pikën kufitare të Leposaviqit për të shkuar në market, kjo kishte bërë që t’u lirohet rruga ilegale kontrabanduesve të ardhur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kanë shfrytëzuar këtë pikë kufitare për të futur mallra të ndryshme në Kosovë.
Sipas burimeve, policia kosovare kishte bllokuar një rrugë ilegale me zhavorr, por një makineri e rëndë e ardhur nga Serbia e kishte rrafshuar rrugën dhe për këtë, edhe janë marrë masat për policët kufitarë meqë nuk kanë qenë në ato momente në detyrë.
“Tashmë policia bazuar në rekomandimin e inspektoratit policorë të Kosovës ka ndërmarrë veprimet administrativ dhe ka suspenduar të njëjtit “, ka thënë Beka
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se institucionet e sigurisë duhet ta kthejnë më shumë vëmendjen në pjesën veriore të Kosovës.
“Është pikërisht si pasojë e asaj që e kanë neglizhuar vendin e punës pra nuk kanë qëndruar në vendin e punës, ne e dimë mirë se pjesa veriore kontrollohet nga strukturat kriminale sepse kemi hasur edhe në të kaluarën që policët kanë keqpërdoruar detyrën zyrtare, aktivizimi i kamerave dhe një mbikëqyrje më e rreptë në pikën 1 dhe 31 do t’i kishte parandaluar rastet e tilla”, tha Shala
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ditë më parë ka bërë të ditur se në këto pjesë sipas rekomandimeve të Doganës, janë rikthyer makineritë e rënda për t’i bllokuar rrugët ilegale me zhavorr, si dhe janë dërguar kontejnerë dhe pajisje logjistike për t’iu shërbyer zyrtarëve kufitarë gjatë detyrës zyrtare për të luftuar krimin e organizuar dhe ruajtur rendin dhe qetësinë publike.
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë