Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këputjes së kabollove të ashensorit në një objekt në Gjakovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se kabllot që mbajnë ashensorin janë këputur dhe për pasojë ashensori ka rënë, përderisa viktimat e rastit kanë qenë brenda”, tha ai.
Elezaj, bëri të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha ai./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...