Rodgers Mogaka Mogusu, ish-anëtar në Programin e Monitorimit të Paqes i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Afrikës dhe aktualisht konsulent i Kërkimit në Konsorciumin e Studiuesve për Qeverisjen, thotë se Kenia do të njohë pavarësinë e Kosovës, në momentin kur do të finalizohet një marrëveshje ndërjmet Kosovës dhe Serbisë.
”Është e vërtetë që Kenia nuk e ka njohur Kosovën. Kam ndërmarrë iniciativë personale për të lobuar për njohje vitin e kaluar dhe pjesërisht këtë vit. Qëndrimi i Kenisë është që Kosova dhe Serbia duhet të shpejtojnë procesin e Dialogut për të lejuar njohjen e ndërsjellë të të dyja shteteve. Nëse procesi i dialogut përfundon me marrëveshje diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës Kenia do ta njohë zyrtarisht Kosovën. Behgjet Pacolli në cilësinë e tij si Ministër i Jashtëm pati takuar Presidentin e Republikës së Kenisë, Uhuru Kenyatta vitin e kaluar dhe diskutimet e tyre ishin të frytshme dhe të dy udhëheqësit ishin pozitivë për njohjen. Që atëherë Kenia ka marrë gjithmonë një qëndrim neutral në arenën ndërkombëtare dhe mbështet programin diplomatik të Kosovës”, është shprehur ai për arbresh.info.
Studiuesi nga Kenia, Mogusu ka raporte të kahmotshme me presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
“Unë e njoh Behgjet Pacollin si një Biznesmen, Humanitar dhe një nga politikanët më përparimtarë në Republikën e Kosovës.”
Ai vlerëson lartë të kaluarën e Pacollit duke e cilësuar si frymëzuese.
“Ai kujton shumë prej nesh se pa marrë parasysh kohërat e vështira që ju përjetoni, prapë mund t’ja dilni. Ngritja nga një sfond i përulur dhe një familje e përulur nga Mareci në një ikonë globale nuk është kurrë një shëtitje në park. Puna e tij e fortë, angazhimi, bërja biznes dhe politikë me shumë transparencë e ka vendosur atë atje ku është sot. Ai më frymëzon shumë. Ai është roli im Model”, shprehet Mogusu.
Për herë të parë në Kosovë, thotë se ka ardhur në shtator të vitit 2016, dhe se në fillim ishte mjaftë sfiduese për atë, meqë nuk e kuptonte gjuhën shqipe.
“Unë kam vizituar dy herë Kosovën, mikpritje nga Behgjet Pacollit. Kosova është një vend i bukur me njerëz shumë miqësorë”, thotë ai.
Studiuesi, Rodgers Mogaka Mogusu, tregon se çfarë e dallon Kosovën nga Kenia.
“Sistemi i qeverisjes është shumë i ndryshëm. Në Kenia Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga njerëzit. Në Kosovë parlamenti e zgjedh Presidentin. Kenia është 60% e popullsisë së krishterë 30% popullësi myslimane. Ne flasim 42 gjuhë të ndryshme, por anglisht dhe Kisëahili janë gjuhë zyrtare.”
Ai e sheh Kosovën si shtëpinë e dytë, dhe e ka pagezuar vajzën e tij me një emër shqiptar.
“Vajza ime ka një emër shqiptar “Nazmije” Ajo mban emrin e nënës së Behgjet Pacollit.”
Ai ka njohuri për Kosovën, dhe rrugëtimin e saj drejte pavarësisë, duke mësuar edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.
“Po unë njoh disa. “Thankyou” që do të thotë faleminderit. “Yes” Do të thotë Po. ”I love you” do të thotë të dua.”/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...