Për nder të ditës së tokës, sot në kryeqytetin e Prishtinës, janë organizuar aktivitete të shumta, shkruan arbresh.info
Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës së bashku me Ambasadën Finlandeze në Kosovë, kanë mbjellur fidane sot tek “Kënd Finlandez” i cili është projekti më i ri i cili do të mbështetet nga kjo ambasadë.
Ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall, e vlerësoi këtë iniciativë si të mrekullueshme nga ana e Komunës së Prishtinës.
“Vetëm dua të them se jam shumë e lumtur për këtë iniciativë nga Komuna e Prishtinës. Mendoj që është e mrekullueshme që kemi mbjellur pemë se janë të mira për oksigjen. Kemi nevojë për pozitivitet, lumturi dhe pemë, kemi nevojë të ndihemi rehat në qytetin tonë. Për këtë jemi të lumtur që jemi këtu, posaçërisht që është Dita e Tokës” tha ambasadorja Finlandës ne Kosovë
Ajo tha se lloji i pemëve që janë mbjellur këtu, janë pemët “perch” dhe janë pemë tipike finlandeze.
“Në të vërtetë ishte ndihmë e tyre. Kishim një ide që donim të kishim diçka të Finlandës këtu, e për këtë kemi pemët “perch”, që janë tipike në Finlandë” tha ajo
Ndërsa drejtoresha e drejtorisë së parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari, u shpreh falënderuese për bashkëpunimi në këtë iniciativë nga “Miqtë e Tokës” dhe Ambasada e Finlandës në Kosovë.
“Projekti ka filluar nga drejtoria e parqeve dhe është mbështetë nga “Miqtë e Tokës” dhe është kjo një iniciativë tashmë tradicionale që organizohet për çdo vit dhe ideja ka qenë e drejtorisë së parqeve që ta kemi një kënd finlandez dhe urojë që edhe në Kosovë të ndiqen praktika të mira e popullit finlandez, të kujdesemi më shumë për ambientin. Unë jam shumë falënderuese ndaj ambasadores që ka pranuar të jetë pjesë e iniciativës tonë, na kanë mbështetë në vazhdimësi dhe sot ne e kemi një kënd të bukur finlandez në Kosovë dhe kemi drujë që janë tipik finlandez” tha Hajdari
Kujtojmë se me rastin e ditës së tokës, sot në Prishtinë janë zhvilluar aksione pastrimi dhe mbjellje të drujëve në lokacione të ndryshme të Komunës./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/464362164337560/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...