Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar qasjen e kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj opozitës.
Gashi tha se Haradinaj ka një qasje agresive dhe po e detyron edhe opozitën t’i përgjigjet me gjuhën e njëjtë.
“Kemi një koalicion specifik të brishtë dhe kemi një qasje shumë agresive të kryeministrit. Kryeministri i Kosovës në pothuajse të gjitha seancat me temë të intensifikuar politike ka pas një qasje shumë agresive. Qasja agresive ka qenë deri në një shkallë të caktuar edhe primitive. Pra gjuha që është përdorur përball opozitës ka qenë gjuhë fyese dhe denigruese, dhe po e detyron një opozitë e cila konsiderohet një opozitë me urtësi të fortë, po e detyron me lëvizë në një sferë tjetër me ju përgjigj me gjuhën e njëjtë kryeministrit”, tha Gashi në RTV21.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...