Një 40 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga vetura në Ferizaj.
Lajmin për ARbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima ka ndërruar jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Veselit, drejtuesi i veturës nuk u ndal në vendin e ngjarjes dhe u largua në drejtim të panjohur.
“Më datën 07.08.2024 rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda trupore, e përfshirë një veturë Opel me targa vendore dhe një këmbësor. Drejtuesi i veturës nuk ështe ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të panjohur.”, tha Veseli.
“Në orën 19:15, nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë,” deklaroi Veseli.
Më vonë, në stacionin policor u paraqit i dyshuari R.M., një 18-vjeçar, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Pas intervistimit, i dyshuari u ndalua në mbajtje.
“Ndërsa në stacionin e policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari/ drejtuesi i veturës R.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë të Hetimeve të Aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbatje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.”, tha ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...