Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pasi që është goditur nga motoçikleta në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:20, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME LËNDIME TË RËNDA Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...