Kryetari i partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare ku ai mbeti jashtë Kuvendit.
Kelmendi, në RTV Dukagjini ka thënë se ligji aktual në Kosovë diskriminon partitë e vogla.
Ai ka thënë se partitë e reja duhet të paguajnë 2 mijë euro për tu certifikuar ndërsa sipas tij të vjetrave u kthehen pas zgjedhjeve.
“Pra ligji favorizon të fortin e diskriminon të dobëtit”, thotë Kelmendi.
I pari i Fjalës thotë se fortuna e Vetëvendosjes përfshiu edhe partinë e tij.
Ai thotë se partia e tij ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen pas dy viteve.
Kelmendi thotë se me koalicionin e mundshëm Vetëvendosje-LDK do ta ketë më të lehtë partia e tij të bëj opozitë pasi thotë se PDK dhe AAK e NISMA nuk mund të bëjnë akuza pasi kanë qenë në pushtet.
“Vetëm ne dhe PEK-u mund të bëjmë opozitë pasi nuk kemi qenë në pushtet”.
Kelmendi thotë se partia e tij ka bërë konferenca në shesh kundër PAN-it ndërsa partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje kanë qenë të frikësuara.
“Vetëvendosje ka qenë shumë më e zëshme ndaj Qeverisë Mustafa madje ka përdoruar edhe medota fizike ndaj kryeministrit Mustafa ndërsa ndaj kryeministrit Haradinaj ka qenë e heshtur dhe frikacake në tersi. Vetëm demarkacionin e dini si e ka kundërshtuar në kohën e Isa Mustafës por ndaj Haradinajt ka dërguar madje propozime me shkrim se si duhet vepruar”, tha ndër të tjera Gëzim Kelmendi.
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...