Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur sot në gjykatë. Sipas raportimeve të mediave shtetërore të Egjiptit, ish-presidenti fillimisht ishte alivanosur, e më vonë kishte ndërruar jetë.
Morsi ishte zgjedhur president i Egjiptit në mënyrë demokratike pas “Pranverës Arabe” në vitin 2011.
Për vdekjen e tij ka vajtuar kryetari i partisë Fjala përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Kelmendi e quajti Morsin “mik i madh i shtetit të Kosovës”. Ai gjithashtu i bëri edhe një koment karrierës dhe veprimtarisë së tij “Jetove si burrë, ndërrove jetë si burrë”.
Kelmendi nuk harroi ta cilësoi Al Sisin si diktator i cili në vitin 2013 e kishte rrëzuar nga pozita presidenciale të ndjerin Morsi.
Krejt në fund të postimit, Kelmendi bëri lutje për ish-presidentin dhe tha se ai ishte mik i madh i shtetit të Kosovës.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kelmendit:
https://www.facebook.com/gezimkelmendipersonal/posts/2631192500238118
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare