U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka uruar festën e Vitit të Ri.
Kelmendi ka uruar që viti 2024 të jetë një vit i mbarë, i suksesshëm dhe prosperues për të gjithë, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuar qytetarë, të nderuar partnerë dhe miq ndërkombëtarë të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës, Derisa po i afrohemi festës së ndërrimit të motmoteve është koha që të vlerësojmë të arriturat e përbashkëta gjatë vitit që po e lëmë pas dhe me shumë optimizëm t’i gëzohemi ardhjes së Vitit të Ri. Uroj që viti 2024 të jetë një vit i mbarë, i suksesshëm dhe prosperues për të gjithë!”, ka uruar Kelmendi.
“Njëkohësisht, dëshiroj që gëzimi i kësaj feste t’ju mbushë juve dhe familjeve tuaja me shpresë, pozitivitet dhe shumë lumturi!”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...