Ish- deputeti dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka thënë se tashmë është Uashingtoni vendi i marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, gjë për të cilën tha se ka qenë e ditur, meqë, sipas tij, partneri dhe investitori kryesor për Kosovën janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nuk duhet të jetë befasi se kush sipas Kushtetutës e udhëheq Kosovën në marrëveshje ndërkombëtare. Ai tha se me rëndësi për Kosovën është të përmbyllet pavarësia, të ketë marrëveshje me Serbinë, marrëveshja të kalojë në Këshillin e Sigurimit sa më parë dhe në Kombet e Bashkuara.
“Dialogut të udhëhequr ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe me ndërmjetësues Evropianë po i vjen fundi. Kjo sepse edhe si dialog është paraparë përafrimi, përgatitja për një mori marrëveshjesh teknike, të cilat një pjesë e madhe e tyre janë implementuar. Edhe kërkesa e z.Lajcak që të enjten të mbahet edhe një takim pune i rradhës – pra takimi për të cilin do te dakordohen se BE ja e ka përfunduar misionin e udhëheqjes së dialogut, ka përgatitur dokumentacion të bollshëm teknik i cili do jetë’ pjesë e një Marrëveshje në Ëashington. E qartë është se dialogu i zhvilluar në Bruksel është udhëhequr nga Kryeministri, sipas Vendimeve dhe ligjit që i takon, dhe me përfundim të dialogut duhet të kalohet në marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën Kushtetuta dhe Ligjet e përcaktojnë qartë se kush i udhëheq”, shkruan Kelmendi, përcjell Telegrafi.
Ish-deputeti i PDK-së, tha se gjithnjë ka qenë e ditur se marrëveshja përfundimtare duhet të ndodhë në Uashington sepse partneri dhe investitori kryesor për Kosovën është SHBA-ja dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë për çfarëdo arsye kjo marrëveshje ndërkombëtare nuk do lejohet të ketë tjetër titullarë përveç SHBA-ve.
Postimi i plotë:
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...