Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi njëherësh Kryetar i partisë më të re në vend “Fjalës”, ka reaguar ashpër pasi që nuk u miratua rezoluta për të zhdukurit kosovar, për të cilën nuk pati kourum apo deputet të mjaftueshëm.
Kelmendi ka thënë se deputetëtve më shumë iu intereson çështja e e arrestimit të 6 ‘gylenistëve’, sesa kjo që sot diskutuan, transmeton Indeksonline.
“Vërtetë turp për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ma shumë brengosen për 6 ” gylenistët” e Turqisë dhe politikën e Presidentit Erdogan, se sa për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Turp, turp. Nuk miratohet rezoluta për të zhdukurit tanë, ngase nuk ka kuorum ( mungojnë deputetët)
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës debatuan për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia.
Gjatë fjalimit të tyre, secili u tregua ma patriot se tjetri.
Por në fund të seancës kur duhej që të votohej rezoluta, ata kishin shkuar.
Kështu që nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetë 56 ishin në sallë.
Kjo është dëshmi e qartë se sa iu intereson çështja e të zhdukurve tanë.
Mos të harrojmë se po këta deputet javë më parë ishin shumë më të interesuar për 6 ” gylenistët” e arrestuar.
Lidhur me arrestimin e 6 ” gylenistëve” kishin mundësuar kuorumin, kishin votuar rezolutën dhe kishin formuar komision hetimor.
Vërtetë turp për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ma shumë brengosen për 6 ” gylenistët” e Turqisë dhe politikën e Presidentit Erdogan, se sa për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia.
A thua këta deputetë paguhen nga “FETO” apo nga qytetarët e Kosovës?
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër