Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e dëshirojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Sipas autorit të emisionit “Rubikon”, disa deputetëve nuk po iu konvenon liberalizimi i vizave, sepse qytetarët e shohin Evropën si ka ecur.
“Pse disa deputetë nuk e dëshirojnë liberalizimin e vizave? Se e dinë në çfarë gjendje e kanë sjellë Kosovën dhe nuk iu konvenon që qytetarët ta shohin sa ka ecë Evropa”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Çështja e Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që ta dominojë të enjten në vend, teksa të gjithë sytë do të jenë nga Kuvendi i Kosovës.
Deputetët do të votojnë pro ose kundër marrëveshjes për shënimin e kufirit, ratifikimi i së cilës po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se pret që pret që Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet nesër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kreu i vendit, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, në anglisht, ka paralajmëruar të mërkurën se votimi i Demarkacionit do të hapte rrugë të reja për kosovarët.
Thaçi po ashtu ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do ta forconte sovranitetin e vendit.
Më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka goditur ashpër të gjitha partitë politike në vend.
Një ditë para votimit në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Delawie ka dhënë një deklaratë djegëse, në llogarinë e tij zyrtare, në Twitter.
Ai ka thënë se disa po punojnë shumë për t’i mbajtur të izoluar qytetarët.
Në një shkrim tjetër, të bërë pak orë më herët, Delawie ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të ratifikojnë Demarkacionin, pasi qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave.
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta