Partia më e re në vend siç është “Fjala” në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë deri më tani ka marrë rezultatin prej vetëm 1.7 për qind apo 7 mijë e 450 vota. Duke mos pasur mundësi të kalojë as pragun zgjedhor që të futet në parlamentin e Kosovës.
Por kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi ka thënë se këtë proces zgjedhor e ka dëmtuar KQZ-ja, e cila sipas tij ka shkelur nenin 4 të rregullores zgjedhore.
Kelmendi ka bërë të ditur se partisë që ai e drejton nuk i është lejuar që ta ketë asnjë komisioner. Lidhur me këtë vendim, Partia Fjala kanë bërë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“PZAP- i ka refuzuar ankesën tonë me arsyetimin se KQZ-ja nuk ka marrë vendim. Dmth PZAP- i ende është në pritje të vendimit për komisioner nga KQZ- ja. Kjo tregon drejtësinë dhe seriozitetin e institucioneve tona. Ne si parti Fjala jemi shumë të dëmtuar në këtë proces zgjedhor jo të drejtë dhe të manipuluar”.
“Procesin zgjedhor e ka dëmtuar KQZ-ja e cila ka shkelur nenin 4 të rregullorës Zgjedhore 19/2016 duke i mundësuar në çdo vendvotim nga 3 komisioner koalicionit PAN dhe 3 komisioner koalicionit LAA dhe 2 komisioner LVV”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.
Më tej, ai ka shtuar se pjesë e dëmtimit të kësaj partie janë edhe votat e pavlefshme që janë shpallur gjatë këtij procesi zgjedhor.
“Janë rreth 50 mijë vota që janë shpallur të pavlefshme. Ky numër i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme dhe mohimi i të drejtës tonë që të kemi komisioner, tregon qartë se sa është e dëmtuar Partia FJALA në këto zgjedhje”, është shprehur ai.
Në fund, Kelmendi ka përsëritur edhe njëherë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore dhe prapë do të bëjnë ankesë në PZAP.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...