Ai ka thënë se nuk pajtohet me politikat ekonomike të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka shtuar se fitorja e saj nuk e frikëson aspak.
“Nuk i frikësohem askujt. Mua trimëria ime më ka bërë që të lëvizë pa pasur frikë. Frikohem vetëm prej Ligjit. Nuk frikohem as prej Zotit, sepse nuk i kam bërë askujt keq”, ka thënë Kelmendi.
“Sa për mua le te çelin zyrën e inspektoratit te unë”, ka shtuar ai.
Kelmendi është pyetur edhe për qëndrimin e tij se Lëvizja Vetëvendosjes është parti komuniste, dhe nëse vazhdon të mendojë njësoj.
“Ta shohim a po ndërrojnë. Nëse ndërrojnë është mirë për Kosovën, por nëse nuk ndërrojnë 4 vjet nuk janë 400 vjet”, ka thënë ai.
“Si ta bëjë një vendim që nuk është në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, do ta kritikoj. Nëse e shihni, qëndrimet e mija asnjëherë nuk kanë qenë kritikuese, por kanë qenë orientuese se kah mund të shkohet për rrugën më të mirë. Ai që don me i marrë këto ide të mija, le t’i marrë se i kam çit publikisht, ai që nuk do le te shohim se si po i del”, ka shtuar më tej.
Kelmendi ka thënë se duhet të zbatohet në formë të prerë ligji që detyron të mos punohet të dielave. Ka thënë se në kompaninë e tij punohet për faktin se punon konkurrenca.
“Unë kurrë nuk kam qenë me të gjitha partitë. Gjithmonë kam qenë me një parti, e ka pasur raste kur partitë e tjera më kanë sulmuar nga pak. Kjo më ka bërë më të fuqishëm, dhe më të kujdesshëm në respektimin e ligjit”, ka thënë Kelmendi.
“Në asnjë fushatë zgjedhore, asnjë partie politike, nuk i kam dhënë para për fushatë”, ka thënë Kelmendi.
Duke folur për faktin se ka ndërruar tri parti, prej AAK-së në PDK, pastaj në LDK, e më pas prapë në PDK, ai ka thënë se kjo është një e drejtë legjitime e një qytetari të lirë.
“Lëvizjet politike janë e drejtë ligjore e gjithsecilit. Këtu te ne kjo gjë shantazhohet me marre. Kjo është e drejtë e gjithsecilit, që të vendosë se në kënd të besojë”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka thënë se e ka pasur të rëndësishme që të dalë nga të gjitha partitë, pa krijuar armiq, por që të ketë miq, në mënyrë që, siç ka thënë “njerëz të ultë të partive mos t’i hakmerren”./blic/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...