Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kërkuar që të shkarkohet ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ose sipas tij, Qeveria “Haradinaj” duhet të rrëzohet.
Kelmendi ka thënë se krimet e Rikalos i dëshmojnë dhjetëra qytetarë të Kosovës.
Tutje, ai ka thënë se nëse Rikalo vazhdon të mbetet ministër, atëherë kjo qeveri mbanë përgjegjësi për krimet që i ka bërë ky ministër gjatë luftës.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Ose të shkarkohet ministri Nenad Rikalo ose të rrëzohet qeveria !
Ministri i bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Nenad Rikalo duhet shkarkuar menjeherë.
Mbi të po rëndojnë akuza për torturim të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Për krimet e tij po dëshmojnë dhjetëra qytetarë të Kosovës.
Nëse këto dëshmi nuk merren për bazë, atëherë çka duhet që një përson të shpallet fajtor.
Rasti Rikalo është “test” edhe për qeverinë por edhe për opozitën.
Si qeveria ashtu edhe opozita duhet të tregojnë se më e rëndësishme është jeta dhe dinjiteti i qytetarëve të Kosovës, se sa karrika dhe pushteti i tyre.
Nëse Nenad Rikalo vazhdon të mbetet ministër në këtë qeveri, atëherë edhe kjo qeveri mbanë përgjegjësi për krimet që ky ministër i ka bërë në kohën e Millosheviqit.
Kryeministër Haradinaj,
Koalicioni PAN-AKR,
Vetëvendosje dhe LDK, dëshmoni se e doni popullin dhe Kosovën më shumë se xhepat e juaja.
Ju opozitë VV dhe LDK, nëse nuk shkakrkohet ministri, shkarkojeni qeverinë.
Kurë ma lehtë se sot nuk e keni ta rrëzoni qeverinë. Kjo qeveri nuk i ka të sigurta 61 vota
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...