Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi thotë se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duhet të shkarkohet dhe arrestohet për nxitje të urrejtjes.
Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 Kelmendi thotë se nuk duhet folur për tolerancë fetare nëse fyhet, siç thotë ai, shëmbëlltyra e 96 për qind të qytetarëve të Kosovës
“Si qytetar i Kosovës, si qytetar i besimit islam jam ndier i fyer nga deklaratat e një përfaqësuesi diplomatik, ambasadorit Qëndrim Gashi i cili me taksat e mija dhe të tjerëve merr pagë të mirë në raport me standardin tonë marramendës dhe ai gjen kohë të fyejë shëmbëlltyrën tonë, njeriun që ne e pasojmë, pejgamberin”, tha Kelmendi.
“Fyerja e tij përmes karikaturave më ka prekur mua dhe të tjerët dhe është e papranueshme për shoqërinë tonë se po preket ajo që ne ky ambasador ka shkelur rëndë Kodin Penal, nenin 141 paragrafin 3, ku është e dënueshme çdo nxitje e urrejtjes në aspektin racor, kombëtar dhe fetar. Do të thotë se ky ka bërë nxitje të urrejtjes ngase ka fyer shëmbëlltyrën e 96 për qind e qytetarëve që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.
Thotë se ambasadori kosovar duhet të përgjigjet për veprimet e tij.
“Kam kërkuar nga qeveria dhe Prokuroria të mos rrijnë të heshtur por të veprojnë konform Kushtetutës dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këtë njeri jo vetëm ta shkarkojnë por ta arrestojnë ngase ka fyer ndjenjat e besimit të 96 për qind të popullsisë së Kosovës”, tha Kelmendi.
“Ai ka përgjegjësi publike, e përfaqëson shtetin e Kosovës në Francë. Qytetarët e thjeshtë arrestohen për një postim në Facebook, as ambasadori nuk duhet të amnistohet”, shtoi ai.
Kelmendi tha se në Francë asnjë politikanë nuk e ka bërë veprimin e ambasadorit Gashi.
“Politikanët e Francës nuk e kanë fyer pejgamberin, ndërkohë e bëri ambasadori i Kosovës”, tha Kelmendi.
“Nuk e mbështes protestën, por përmes kutisë së votimit ne e japim pushtetin për atë që e meriton”, përfundoi Kelmendi.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...