Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim lamtumirës Këshilltarin Ligjor të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Michael Grant, i cili do të vazhdojë angazhimin e tij profesional në Ambasadën e SHBA-së në Letoni.
Të dy bashkëbiseduesit patën diskutime të frytshme dhe përmbajtjesore për tema me interes të përbashkët, veçmas për çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, për të arriturat, sfidat dhe reformat institucionale, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka çmuar lart angazhimin dhe kontributin e dhënë nga Këshilltari Ligjor i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Michael Grant, për institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës, me ç’rast i ka ndarë një falënderim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për bashkëpunimin e ngushtë profesional me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit./arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...