Lideri i partisë së re Fjala, Gëzim Kelmendi, thotë se është optimist se në Kosovë së shpejti do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se partia e tij do të kalojë lehtësisht pragun prej pesë për qind për t’u bërë parti parlamentare.
Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të vijnë për shkak të “dështimit të qeverisë në projektet madhore”.
Në Interaktiv të KTV-së ai e ka quajtur Kuvendin dhe Qeverinë të dështuar duke thënë se nuk po realizohet as një projekt madhor e as nuk po mbahen seanca të rregullta.
“Një seancë në dy apo tri javë. S’kemi pas seanca të rregullta me javë të tëra. Ka dy javë që tash nuk kemi seancë. Kjo është mjaft papërgjegjësi prej Kuvendit dhe deputetëve, sepse ne jemi votuar që të mbrojmë të drejtat e popullit. Kemi dështuar për FSK-në, në liberalizim të vizave dhe në temat për Asociacionin e Demarkacionin. Jam optimist se do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme së shpejti, ose në kohë me ato lokale”, ka thënë ai.
Kelmendi po ashtu ka deklaruar se partia e tij do të jetë parti parlamentare dhe nuk do të hyjnë në ndonjë koalicion parazgjedhor.
“Pragu pesë për qind nuk do të jetë fare problem për neve”, ka thënë ai.
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...