Me temën “Efektshmëria e gjyqësorit në gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, po mbahet konferenca rajonale në Budva të Malit të Zi.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me kryesuesin e KPK-së dhe zëvëndëskryeprokurorin e Prokurorisë Specialeraporton Arbresh.info.
“Në kuadër të shkëmbimit të përvojave të sistemeve rajonale të drejtësisë, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, dhe Zëvendëskryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, po marrin pjesë në Konferencën rajonale “Efektshmëria e gjyqësorit në gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i organizmit të kësaj konference, si pjesë e projektit rajonal të OSBE-së për monitorimin e proceseve gjyqësore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, është diskutimi për çështjet e përbashkëta të ndjekjes dhe gjykimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftim.
Gjatë fjalës së tij, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka mbajtur prezantim lidhur me rastet e shenjëstruara – saktësisht priotizimi dhe procesimi i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar të profilit të lartë, ku ka shpalosur më në detaje funksionimin e mekanzimit për shenjëstrimin e rasteve, mënyrën e përzgjedhjes së tyre, bashkëpunimin, rezultatet dhe sukseset e ekipit të përbashkët për këto raste, si dhe ka prezantuar disa raste konkrete te shenjesutara nga Prokuroria Speciale.
Në këtë konferencë, që mbahet në Budvë të Mal të Zi, nën organizimin e OSBE-së, përveç përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë nga Kosova, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bashkimi Evropian./Arbresh.info/
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit