Derisa disa qytetarë serb të Kosovës dje janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar përvjetorin e betejës së humbur nga Perandoria Osmane që njihet si ” Vidovdan”, e pranishme ishte edhe organizata ekstremiste “Obraz” e cila është e ndaluar të veprojë në Serbi.
Kështu ka thënë kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi. Sipas tij, vërtetë pjesëmarrja e kësaj organizate ekstremiste është e papranueshme për shtetin dhe institucionet tona.
“Por për çudi institucionet tona sot heshtën, heshtën edhe partitë politike dhe liderët politik. Turp i madh. Ne si Parti FJALA respektojmë çdo qytetar të Kosovës pavarësisht përkatësisë fetare dhe kombëtare, por nuk respektojmë organizatat ekstremiste që promovojnë dhunën dhe nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndërkombëtare.
Njëherit iu bëjmë me dije se Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, por ka qenë e pushtuar nga Serbia. Kosova kurrë nuk ka ushtruar gjenocid dhe vrasje të popullatës civile, por ka qenë regjimi i Serbisë ai i cili terrorizoj dhe ushtroj gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Partive politike dhe liderëve politik të Kosovës iu themi se mos u frikësoni të reagoni. Se heshtja juaj e sotme dëshmon se për karrikën e pushtetit, ju i mbyllni sytë dhe gojën përballë organizatave ekstremiste nga Serbia. Mos shkelni mbi gjakun e dëshmorëve tanë, por mbroni Kosovën dhe popullin e Kosovës”, ka thënë ai.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka