Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka kritikuar ministrat me aktakuzë që nuk po tërhiqen nga postet e tyre.
Ai ka marrë si shembull ish ministrin e mjedisit Ferid Agani që ishte liruar nga detyra për shkak të një aktakuze.
Shkrimi i Adriatik Kelmendit në Facebook:
Ministrat me aktakuza nga prokuroria duhet vetë të tërhiqen nga postet të cilat i mbajnë.
Natyrisht se askush nuk është fajtor përderisa nuk shpallet si i tillë nga një vendim i plotëfuqishëm gjyqësor, mirëpo kredibiliteti i institucioneve të Republikës së Kosovës s’ka përse të vuajë nga fatet e emrave të përveçëm.
Kurrë një ministër nën aktakuzë nuk mund ta kryejë funksionin e tij në shërbim të qytetarëve dhe të vendit njësoj si një ministër tjetër, por i njëjti mund të rikthehet gjithmonë në funksione e pozita nëse do të shpallet i pafajshëm.
Për më tepër, sjellja e institucioneve tona karshi rasteve të këtilla ndiqet për së afërmi nga institucionet e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave dhe fitimin e statusit të vendit kandidat.
Shembuj të dinjitetshëm për respekt në situata të këtilla kemi pasur rishtazi edhe në Kosovë.
Ta kujtojmë vetëm aktin e veçantë të dorëheqjes së Ferid Aganit nga posti i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Letra e tij, e sjellur në vijim, do të duhej t’u shërbente si brumë për reflektim ministrave të qeverisë Haradinaj nën akuzë:
“I nderuari z. Kryeministër,
Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;
I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;
Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe
I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,
Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...