Kelmendi: LDK ka ekip të mirë për zhvillim ekonomik

00:26 | 2 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka thënë se lista e LDK-së është listë me ekip të mirë për zhvillim ekonomik.

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka përmendur emrat kryesorët të listës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

“E kanë Avdullah Hotin dhe Isa Mustafën si dy ekonomistë të njohur. Është edhe Mimoza Kusari-Lila si dhe Behgjet Pacolli si afarist me emër”, ka thënë ai.

Kelmendi ka kritikuar LDK-në për mungesën e ofrimit të programit për qytetarët, duke thënë se programi duhet t’u ofrohet qytetarëve edhe në mënyra të tjera, përpos ofrimit në tubime partiake.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme