“Do ta mbështesim marrëveshjen e re të Demarkacionit nëse vija kufitare është në Çakorr dhe Kullë”. Kështu ka deklaruar në një intervistë dhënë për Telegrafin, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Ai ndër të tjera ka thënë se ky qëndrim politik është marrë në koordinim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
“Kemi qëndrim politik. Mustafa e ka cek që do e mbështesim Haradinajn nëse vjen me atë që kufiri i Kosovës me Malin e Zi të jetë në Kullë dhe Cakorre. Sepse ai territor dihet që është i yni”, është shprehur Kelmendi.
I pyetur se në qeverisjen e kaluar, nëse partia e tij LDK e ka mbështet marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi ai thotë:
“Në atë kohë s’janë pajtuar as gjysma e LDK-së. Një prej ekspertëve të LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka arrit t’i bind kolegët e vet që kjo është e gabuar. Shpresojmë dhe besojmë që kjo të shkoj në kthimin e territoreve që po thuhet që janë të humbura”.
Ai po ashtu tha se edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka treguar që Demarkacioni është çështje e brendshme e Kosovës.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1894788540537513/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...