Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Ramiz Kelmendi, i është përgjigjur homologut të tij në qeveri e ish-bashkëpartiakut, Hajredin Kuqi, në lidhje me një deklaratë që ky i fundit e ka dhënë rreth një takimi që kishin pasur rreth demarkacionit kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e homologu i tij malazez.
Siç citohet të ketë thënë Kuçi në një debat televiziv në klan, kryeministri malazez ka thënë se ata mund ta rishikojnë marrëveshjen po Mustafa nuk ka pranuar.
Kelmendi i ka dal krah shefit të tij të ri të partisë, Isa Mustafës së LDK-së, teksa ka thënë se Kuqi e “citoi të cunguar qëndrimin e kryeministrit malazez në lidhje me Demarkacionin”.
“Për hir të korrektësisë, dua të sqarojë, si në vijim: Qëndrimi i kryeministrit malazez ishte se, nëse Demarkacioni me Malin e Zi pengon: 1. Lëvizjen e lirë të qytetarëve të brezit kufitarë; 2. Qasjen në kullosa; 3. Qasjen në burimet e ujit; 4. Qasjen në rrugë të caktuara lokale, jam i gatshëm të bëjë lëshime me kompensim të këtyre sipërfaqeve”, ka thënë Kelmendi.
“Por decidivisht, ai kishte cekur se kullosa në Bjelluhë dhe Qakorr deri në Velikë mund të përdorën për kullosa verore të fermerëve tuaj. Unë si Ramiz Kelmendi, këtë informatë e kam përcjellë tek bashkëvendësit e mijë që të përgatiten për ndonjë kërkesë të mundshme dhe ende nuk kam marrë ndonjë përgjigje për këtë”, ka thënë ai në profilin e tij në Facebook.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...