Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një komunikate dërguar mediave ka kërkuar që të mos votohen komandantët për kryeministër.
Kelmendi ka bërë thirrje që qytetarët të mos i votojnë komandantët dhe të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Ai ka pohuar se komandantët të cilët kanë shpallur kandidaturat nuk guxojnë të dalin nga shtëpia pa roje dhe polic.
Reagimi i plotë:
Disa nga komandantët e luftës së fundit në Kosovë kanë shpallë kandidaturat për kryeministër.
A e dijnë ata çka don të thotë të jesh kryeministër i një vendi?
Si mendojnë ata me udhëheq një shtet kur nuk guxojnë me dalë në rrugët e Kosovës vetëm.
Pa roje private dhe pa polic të Kosovës ata nuk guxojnë me dalë prej pragut të shtëpisë.
A aq trima qenkan këta komandant që po dëshirojnë me udhëheq shtetin tonë?!.
Përveç kësaj, a janë të barabartë këta komandant me ish-ushtarët e tyre në aspektin financiar?
Një drekë apo darkë e këtyre komandantëve kushton sa paga mesatare në Kosovë.
Këtë drekë ata e paguajnë me paratë e popullit.
Mbi 50 ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje pas luftës në Kosovë për shkak gjendjes së rëndë ekonomike.
Tash këta komandant milionera që nuk guxojnë me dalë prej shtëpisë pa roje dhe polic, po synojnë me udhëheq shtetin më të varfër në Evropë.
Popull i dashur, mos i votoni këta që një drekë e tyre kushton sa paga juaj.
Mendoni për fëmijët e juaj.
Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Mos votoni për ata që vet u pasuruan, juve ju varfëruan dhe të emigroni ju detyruan.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...