Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas mospjesëmarrjes së PAN-it në seancën konstituive.
Ai në një shënim në facebook tha se askush, asnjë individ, përfshirë Kadri Veselin nuk mund t’i bllokoj formimin e institucioneve.
Shënimi i plotë:
PDK-ja si parti nuk është më e madhja në Kosovë, por e ndanë me LDK-në vendin e dytë.
Kadri Veseli nuk është deputeti më i votuar në Kosovë, por është Albin Kurti.
PAN-i si koalicion ka dalë subjekti më i votuar në zgjedhje dhe i takon ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe pastaj kandidatin për kryeministër.
Deri këtu gjithçka e qartë. Besoj se edhe sot të gjitha grupet parlamentare nuk bënë diçka për t’i mohuar këto fakte. Ishin sjellje korrekte çfarë ka kohë që ndoshta s’i kemi parë në Kuvend.
Mirëpo, nëse Veseli nuk i ka votat për kryetar Kuvendi, PAN-i ka të drejtë t’i propozojë edhe 38 deputetë të tjerë të tyre, ose edhe 119 të Kuvendit – por nuk ka asfarë të drejte ta bllokojë gjithë Kuvendin dhe gjithë përfaqësuesit e popullit që t’ia fillojnë punës në mandatin e fituar.
Kuvendi e as Kosova nuk ka përse të mbetet peng i një individi (i cili s’është as më i votuari) ose i një partie (e cila s’është më e votuara).
Të zhbllokohet posti i kryetarit të Kuvendit dhe pastaj të hapet rrugë për të testuar mbështetjen për Haradinajn, si kandidat i PAN-it.
Nëse edhe ai s’mundet – të ecet tutje.
Mjaft është humbur kohë para 3 vjetësh e përgjatë 3 vjetëve.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri