Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, është bashkuar në polemikën që filloi mbrëmë kur deputeti i LDK-së, Anton Quni deklaroj se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, gjatë luftës, kishte marrë 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi.
Kelmendi thotë se ai i ka marrë hiç më pak se 8.8 milionë marka nga FARK, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë Haliti përgjatë seancës së sotme i është drejtuar Qunit, si “rrenc” dhe se sipas tij deklaratat e mbrëmshme ishin gënjeshtër.
Kelmendi ndër të tjerash thotë se në atë kohë Halitit i ishin dhënë 4 milionë dollarë, që në marka bënin 8.8 milionë.
Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:
NUK ISHIN 8 MILIONË DM, POR 4 MILIONË US-DOLLARË.
Në kuadër të komplotit që po bënte Xhavit Haliti, tashme i ndihmuar edhe nga kolegët marioneta, Ahmet Krasinqi, Bujar Bukoshi dhe Co, ka marrë 4 milionë US $ „ndihma“, por jo për UÇK-në, por për ta komplotuar UÇK-në.
Atëherë Dollari kishte kursin e rreth 2.21 DM, që do të thotë se ka marrë rreth 8.840.000 milionë DM (tetë milionë e tetëqind e katër dhjetë mijë). Ato të holla që i ka pranuar Xhavit Haliti nga „ministri“ Ahmet Krasniqi janë zhduk në „vrimë të zezë“…
Për atë “ndihmo” Xhavit Haliti nuk pat informuar as përgjegjësit e Fondin “Vendlindja thërret”, as strukturat udhëheqëse të Lëvizjes (ku ai bonte pjesë), por pasi kemi zbuluar atë ndodhi ka belbëzuar se e ka çmuar si “sekret ushtarak”.
Për këtë “ndihmo” të “ministrit” Ahmet Krasniqi, dorëzuar Xhavit Halit, ka vite që kam informuar. Zhurmimi aktual po ndodh në kuadër të luftës se pistë për pushtet.
Kurse beteja për BETEJEN E KOSHARËS po vazhdon të shpërdoret për interesa partiake dhe në terren tepër të mjegulluar. Rrëfimi i mbrëmshëm i Anton Qunit ishte edhe një serial i betejës për Betejen e Kosharës, tashmë e mitizuar dhe e legjendarizuar në shumo variante./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...