Moderatori dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rrahjes së mbrëmshme ndaj anëtarës më të re të PDK-së, Arbana Xharra, bërë në Prishtinë.
Sipas tij, me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima. “Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale “Facebook”.
Postimi i plotë:
Si duket na kanë lënë bukur pasoja traumat e luftës!
Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre.
Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale.
Ngjashëm ndodhi edhe para pak kohësh ndaj shoqëruesit të Dardan Molliqajt.
Me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima.
E viktimat do të jemi ne, shqiptarët, që kemi filluar të mos e durojmë njëri-tjetrin. Deri në linç, publik e fizik!/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...