Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, Antonello De Riu.
Nxitja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të drejtësisë italiane dhe asaj kosovare në shkëmbimin e praktikave të ndërsjella në luftimin e të gjitha formave të krimit, konsolidimi i pavarësisë së sistemit prokurorial, gjetja e modaliteteve të bashkëveprimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Prokurorit të Shtetit përmes programeve dhe projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë penale nga shteti italian, si dhe sfidat e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi shin disa nga çështjet thelbësore të cilat u diskutuan në takimin e përbashkët ndërmjet U.D. Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ambasadorit Italian.
Në këtë kontekst, palët u pajtuan që të avancojnë bashkëpunimin e ndërsjellë që ka për synim forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin sa më efektiv të krimit.
Në fund, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, Antonello De Riu, për interesimin, mbështetjen dhe përkrahjen që shteti italian e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në forma dhe mënyra të ndryshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit./Arbresh.info
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...