Google ADS

Kelmendi dhe ambasadori italian flasin për bashkëpunim në sundim të ligjit

16:25 | 3 Korrik 2024
E.K

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, Antonello De Riu.

Nxitja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të drejtësisë italiane dhe asaj kosovare në shkëmbimin e praktikave të ndërsjella në luftimin e të gjitha formave të krimit, konsolidimi i pavarësisë së sistemit prokurorial, gjetja e modaliteteve të bashkëveprimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Prokurorit të Shtetit përmes programeve dhe projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë penale nga shteti italian, si dhe sfidat e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi shin disa nga çështjet thelbësore të cilat u diskutuan në takimin e përbashkët ndërmjet U.D. Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ambasadorit Italian.

Në këtë kontekst, palët u pajtuan që të avancojnë bashkëpunimin e ndërsjellë që ka për synim forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin sa më efektiv të krimit.

Në fund, U.D. Kryeprokurori i Shtetit,  Besim Kelmendi, ka falënderuar Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, Antonello De Riu, për interesimin, mbështetjen dhe përkrahjen që shteti italian e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në forma dhe mënyra të ndryshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit./Arbresh.info

Të ngjashme