Google ADS

Kelmendi: AAK provoi të më kontrabandoj për votë

20:47 | 10 Korrik 2017
M. A.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Ramiz Kelmendi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ka marrë telefonata përmes të cilave është tentuar që të kontrabandohet vota e tij për koalicionin PDK-AAK-Nisma.
Kelmendi madje pranoi se një telefonatë e tillë i ka ardhur nga AAK. Ndërsa, shtoi se jashtë palëve të implikuar drejtpërdrejt, ka pasë edhe një telefonatë shantazhuese, transmeton Telegrafi.

“Ka pasë përpjekje që të bisedojmë dhe ndoshta kam pasë edhe bisedë tjetër telefonike me dikë tjetër që s’ka qenë i implikuar drejtpërdrejtë, duke më treguar që ti ke firmë e mund të kem konsekuenca. Po, ka një shantazh”, tha ai. “Dikush mendon se shantazhi ndaj firmës time, më ‘disiplinon’ që unë ta votoj dikën. Më parë e zgjedh azilin politik, sesa të tradhtoj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme