Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur rreth ndaljes së një autobusi me mbi 50 udhëtarë në pikën kufitare në Jarinje, e ku dyshohet për një mjet shpërthyes.
Kelani tha se në hyrje të pikës kufitare në Jarinje policia gjatë kontrollit të një autobusi me targa të qytetit të Serbisë, Kragujevc ka gjetur mjete të dyshimta shpërthyese.
Ai tha se ekipi i policisë tani është duke bërë verifikimin e mjetit të dyshuar.
Kelani bëri të ditur se tre persona serbë janë ndaluar, por sipas tij është herët të thuhet nëse rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, pasi rasti ka ndodhur në Jarinje dhe jo në afërsi të ndonjë qendre votimi.
Ai tha se do të verifikohet po ashtu nëse autobusi është i linjës së rregullt, apo udhëtarët kanë ardhur për të votuar.
Zëdhënësi i Policisë tha se pas marrjes në pyetje të tre personave serbë do të kenë informata më të detajuara për rastin.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...