Korporata Energjetike e Kosovës thotë se këtë vit nuk do të ketë problem me furnizim të energjisë elektrike, pasi tash nuk kanë problem më me thëngjill.
KEK-u, verën e vitit të kaluar, kishte alarmuar se rezervat me thëngjill bëjnë të mundur prodhimin e energjisë vetëm edhe për disa muaj, si pasojë e problemeve me shpronësimin e tokave, raporton KTV.
Por, pas zgjidhjes së këtij problemi, ekskavatorët menjëherë kishin nisur punën dhe KEK-u ka arritur të sigurojë rezerva deri në 430 mijë thëngjill.
Drejtori i Divizionit të prodhimit të thëngjillit, Adil Januzi, ka thënë se gjatë këtij sezoni dimëror nuk do të ketë probleme me furnizim të termocentraleve me thëngjill.
Januzi thotë se janë të vetëdijshëm që shfrytëzimi i minierave ndikon edhe në degradimin e florës dhe faunës.
Por, sipas tij, që nga viti 2009, kur brenda këtij divizioni është krijuar departamenti për mjedis, kanë ndërmarrë vazhdimisht një varg aktivitetesh që kanë ndikuar në mbrojtjen e mjedisit.
Mosmarrëveshjet mes banorëve dhe KEK-ut rreth mënyrës së shpronësimit, vitin e kaluar, patën detyruar KEK-un ta ndërpresë prodhimin e disa gjeneratorëve dhe të importojë energji nga Shqipëria.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%